KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Premte 30 Mars 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë
E Enjte 29 Mars 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Premte 30 Mars 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga afrimi i masave ajrore të nxehta me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit Afrikan të cilat do të kushtëzojë në vendin tonë dhe Kosovë mot me diell temperatura të larta.

E Premte 30 Mars 2018 

Edhe dita e  Premte dt 30 Mars  moti do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash të  cilat do të vijnë në shtim në zonën Jugperëndimore. Era do të jetë me drejtim  Jugperëndim (SW) me  shpejtësi 8-15m/sek në bregdetin Jon. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,25 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje.

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          1/20°C 

Zonat e ulëta           5/23°C

Zonat bregdetare    6/22°C

E Premte dt 30 Mars 2018 

Kosova per ditën e Premte dt 30 Mars do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat  në ekstremet e tyre  do të regjistrojnë vlera 3°C në mëngjes deri në deri në 17°C në mesditë.

E Shtunë 31 Mars 2018 

Dita e  Shtunë dt 31 Mars  moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat do të dendësohen dhe gjatë orëve të vona të mbrëmjes do të shoqërohen me rreshje shiu në zonën Perëndimore. Era do të jetë me intesitet të lartë me drejtim  Jugperëndim (SW) me  shpejtësi 10-30 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë forcës 6 me lartësi vale 4,0 deri në 6,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          4/23°C 

Zonat e ulëta           9/26°C

Zonat bregdetare    10/26°C

MeteorologeRezarta Xhakollari

Sicred