KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Premte 29 Qershor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Premte 29 Qershor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia me presion të ulët atmosferik  me qëndër të pozicionuar në  detin  Egje e  cila po mban në vendin tonë dhe Kosovë mot të paqëndrueshëm dhe temperatura poshtë normës së muajit Qershor.
E Premte 29 Qershor 2018 
Edhe dita e Premte dt 29 Qershor  moti do të jetë i paqëndrueshëm me alternime kthjellimesh në ultësirën Perëndimore në orët e para të ditës, dhe sërish  mesdita do të rikthejë  rreshjet e shiut në formën e rrebesheve dhe stuhive të izoluara. Era do të jetë  me drejtim Jugperëndim (SW)  me shpejtësi  8 m/sek në bregdetin e Adriatikut. Valëzimi do të  jetë forcës 2  me lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme.
Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         13/22°C  
Zonat e  ulëta           15/26°C
Zonat  bregdetare    16/26°C
E Premte 29 Qershor  2018

Kosova per  ditën e Premte dt 29 Qershor do të jetë me  kthejllime dhe vranësira mesatarea  të shoqëruara me rreshje shiu. Temperaturat do të mbeten të ulëta duek shënuar  në ekstremet e tyre do vlera 13°C në mëngjes deri në deri në 21°C në mesditë.

E Shtunë 30 Qershor 2018 
Dita e Shtunë dt 30 Qershor  moti do të jetë pjesërisht  i paqëndrueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në mesidtë do të pasohen  me rreshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive të izoluara. Era do të jetë  me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  8-10 m/sek në bregdetin e Adriatikut. Valëzimi do të  jetë forcës 2-3  me lartësi  vale 0,5 deri në 1,0 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë rritje graduale.
Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         13/24°C  
Zonat e  ulëta           18/28°C
Zonat  bregdetare    18/28°C
MeteorologeRezarta Xhakollari
Sicred