Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të qëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë dhe Kosovë mot të pjesërisht qëndrueshëm.
E Premte dt 24 Gusht moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura në ultësirën Perëndimore në mesditë. Era do të jetë e lehtë me drejtim Perëndim (W) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me tendencë në rënie.
E Shtunë dt 25 Gusht moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe rreshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Era do të jetë e lehtë me drejtim Jugerëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë në rënie.