Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga afrimi gradual i një fronti të ftohtë Verior i cili do të kushtëzojë fundjavën në vendin tonë dhe Kosovë me rreshje shiu dhe rënie të temperaturave.
E Premte 22 Qershor 2018
Dita e Premte dt 22 Qershor moti do të jetë me kthjellime vranësira në pjesën e parë të ditës të cilat në mesditë do të shoqërohen me rrebeshe shiu dhe stuhi lokale në zonat malore dhe zonën qëndrore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 13/28°C
Zonat e ulëta 18/32°C
Zonat bregdetare 20/30°C
E Premte 22 Qershor 2018
Kosova per ditën e Premte dt 22 Qershor do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me rreshje shiu dhe stuhi lokale. Temperaturat në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 15 °C në mëngjes deri në deri në 28°C në mesditë.
E Shtunë 23 Qershor 2018
Dita e Shtunë dt 23 Qershor i gjithë vendi do të përfshihet nga rreshje shiu intesive dhe stuhi në orët e para të mëngjesit , gradualisht në mesditë dhe pasdite rreshjet do të spostohen në juglindje të vendit. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 13/23°C
Zonat e ulëta 16/27°C
Zonat bregdetare 20/26°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari