KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Premte 21 Shtator 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Premte 21 Shtator 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të ndikohet nga presion i lartë atmosferik (A) me qëndër kryesore të pozicionuar në Europën Verilindore  e cila po kushtëzon në vendin tonë temperatura të larta.

E Premte 21 Shtator 2018
E Premte dt 21 Shtator  moti do të vijojë me kthjellime dhe shtim të vranësirave deri mesatare në zonën e Ultësirës Perëndimore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi  8m/sek në bregdet. Valëzimi dtë  jetë forcës 2  lartësi  vale 0,3  deri në 0,5 metër  në det  të hapur
Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         11/29°C 
Zonat e  ulëta           16/32°C
Zonat  bregdetare   18/31°C

E Premte 21 Shtator 2018

Kosova per  ditën e Premte dt 21 Shtator moti do të jetë me kthjellime dhe  shtim vranësirash deri në mesatare. Temperaturat në  mesditë do të  regjistrojnë vlera nga 23°C deri në 28 °C.
E Shtunë 22 Shtator 2018
E Shtunë dt 22 Shtator  vendi ynë do të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike pra me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në mesditë. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi  8m/sek në bregdet. Valëzimi dtë  jetë forcës 2  lartësi  vale 0,3  deri në 0,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të  jenë kostante.
Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         12/29°C 
Zonat e  ulëta           16/32°C
Zonat  bregdetare   18/31°C
MeteorologeRezarta Xhakollari
Sicred