KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Premte 20 Korrik 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Premte 20 Korrik 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet nga afrimi gradual i masave ajrore të nxheta me origjinë Sahariane i cili do të kushtëzojë në vendin tonë dhe Kosovë rritje të temperaturave.

E Premte 20 Korrik 2018 

Dita e Premte dt 20 Korrik  moti do të jetë me vazhdojë me alternime kthjellimesh përgjatë Ultësirës  Perëndimore dhe vranësira  të pakta deri në mesatare në zonat malore . Era do të jetë  e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës 3-4 me lartësi  vale 1.0 deri në 1,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje graduale.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         14/29°C  
Zonat e  ulëta           19/33°C
Zonat  bregdetare    21/33°C
E Premte 20 Korrik  2018

Kosova per  ditën e Premte dt 20 Korrik do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare. Temperaturat e mesditës parashikohen të shënojnë vlera nga 22°C  deri në 28°C .

E Shtunë 21 Korrik 2018 

Dita e Shtunë dt 21 Korrik vendi ynë do të përfshihet nga vala e nxhetë Sahariane . Moti do të jetë me diell dhe kalime të pakta vranësirash  në zonat malore . Era do të jetë  e lehtë me drejtim Jugperëndim (SW)  me shpejtësi  8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës  2- 3 me lartësi  vale 0,5 deri në 1,0 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje .

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         16/33°C  
Zonat e  ulëta           20/36°C
Zonat  bregdetare    21/35°C
MeteorologeRezarta Xhakollari
Sicred