KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Premte 17 Gusht 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Premte 17 Gusht 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të qëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë dhe Kosovë  mot pjesërisht të qëndrueshëm.

E Premte 17 Gusht 2018

Dita e Premte dt 17 Gusht moti do të jetë me diell përgjatë Ultësirës perëndimore dhe vranësira të pakta deri në mesatare në zonat malore ku nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të izoluara. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  8m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës  2 lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         14/32C  
Zonat e  ulëta           16/34°C
Zonat  bregdetare    20/34°C
E Premte dt 17 Gusht  2018
Kosova per  ditën e Premte dt 17 Gusht  moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira  të pakta. Temperaturat e mesditës parashikohen të shënojnë vlera nga 26°C  deri në 29°C .
E Shtunë 18  Gusht 2018

Dita e Shtunë dt 18 Gusht moti do të jetë me diell përgjatë Ultësirës perëndimore dhe vranësira  në zonat malore të pasuara nga rrebeshe shiu të izoluara në mesditë. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  8m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës  2 lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         15/32C  
Zonat e  ulëta           18/35°C
Zonat  bregdetare    21/34°C
MeteorologeRezarta Xhakollari

Sicred