KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Premte 16 Nëntor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Premte 16 Nëntor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i ballkanit  këtë fundjavë do të përfshihet nga një impuls i masave ajrore të ftohta me origjinë nga Rusia të  cilat do të sjellin rreshje bore në juglindje të vendit dhe rënie të temperaturave.

E  Premte 16 Nëntor 2018
Dita e Premte dt 16 Nëntor gradualisht pritet ndryshim i kushteve të motit. Në Juglindje do të ketë vranësira dhe rreshje të pakta bore ndërsa në Jug do të ketë rreshje të pakta shiu. Pjesa tjeter e vendit do të jetë me vranësira dhe kthjellime. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi  10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi dtë  jetë forcës 5 me  lartësi  vale 1,5 deri në 2,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie .
Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore         1/12°C 
Zonat e  ulëta         7/17°C
Zonat  bregdetare   8/17°C
E Premte 16 Nëntor 2018
Kosova pë ditën e Premte 16 Nëntor moti do të jetë me  vranësira mesatare deri të dendura dhe kthjellime të përkohshme. Temperaturat në mesditë do të  regjistrojnë vlera nga 9°C deri në 12°C  vlera më e lartë.
E  Shtunë 17 Nëntor 2018
Dita e Shtunë dt 17 Nëntor moti do të jetë i vranët me rreshje shiu në Jugperëndim dhe rreshje bore në Juglinjde. Era do të intesifikohet me drejtim Verillindje (NE) me shpejtësi  10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi dtë  jetë forcës 5 me  lartësi  vale 1,5 deri në 2,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie .
Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore         0/8°C 
Zonat e  ulëta          4/15°C
Zonat  bregdetare   8/16°C
MeteorologeRezarta Xhakollari
Sicred