KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Premte 15 Qershor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë
Moti, Xhakollari: Dhjetori ofron ekstreme!

E Premte 15 Qershor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga nga një qëndër Ciklonike e pozicionuar në detin Mesdhe e cila do të vazhdojë të ifluencojë   vendin tonë dhe Kosovë rënie të temperaturave.
E Premte 15 Qershor  2018 
Dita e Premte 15 Qershor vendi do të dominohet nga mot i paqëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura të cilat në mesditë do të shoqërohen me rreshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuvive lokale në  pjesën e dytë të ditës. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi  8 m/ sek në bregdetin e  AdriatikuttValëzimi do të  jetë forcës 2  me lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie.
Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         12/22°C 
Zonat e  ulëta           19/27°C
Zonat  bregdetare    19/28°C 
E Premte 15 Qershor  2018
Kosova per  ditën e Premte dt 15 Qershor do të jetë me vranësira mesatare dhe rreshje shiu. Temperaturat do të jnnë me rënie, në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 15 °C në mëngjes deri në deri në 20°C në mesditë.
E Shtunë 16 Qershor 2018 
Dita e Shtunë 16 Qershor  moti  do të  mbetet i  paqëndrueshëm me alternime kthjellimesh dhe  vranësira në shtim të cilat në mesditë do të shoqërohen me rreshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive të izoluara. Era do të jetë  me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi  8 m/ sek në bregdetin e  AdriatikuttValëzimi do të  jetë forcës 2  me lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme. 
Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         12/22°C  
Zonat e  ulëta           19/28°C
Zonat  bregdetare    20/30°C
MeteorologeRezarta Xhakollari
Sicred