KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Premte 09 Mars 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë
E Enjte 9 Nëntor 2017 , moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Premte 09 Mars 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga presion i lartë atmosferik e cila do të kushtëzojë në vendin tonë mot të qëndrueshëm dhe rritje temperaturash. 

E Premte 09 Mars 2018 

Dita e Premte dt 09 Mars do të mbizotëroje mot me vranësira mesatare deri të dendura , kthjellimet do të jenë të pakta. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim(NW) me shpejtësi 8 m/sek ne bregdet.  Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,1 deri në 1,5  metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          1/14°C 

Zonat e ulëta           6/18°C

Zonat bregdetare    9/18 °C

Kosova per ditën e Premte dt 09 Mars  moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat  në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 0°C në mëngjes deri në deri në 13°C në mesditë.

E Shtunë 10 Mars 2018 

Dita e Shtunë dt 10 Mars  moti do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash. Era do të jetë me drejtim Jugerëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek ne bregdet.  Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,1 deri në 0,522 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          -1/17°C 

Zonat e ulëta           4/22°C

Zonat bregdetare    7/21 °C

MeteorologeRezarta Xhakollari

(Visited 53 times, 1 visits today)