Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga aktiviteti i masave ajrore me origjinë Kontientale të cilat do të ifluencojë mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.
E Premte 08 Shkurt 2019
E Premte dt 08 Shkurt 2019 moti do të jetë me kthjellime në zonën Perëndimore dhe vranësira mesatare me prani të mjegullës në Verilindje dhe Juglindje. Era do të jetë me drejtim Perëndim (W) me shpejtësi maksimale deri në 8 m/sek në bregdet. Dallgëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 – 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat me rënie në mëngjes.
Kosova për ditën e Premte dt 08 Shkurt 2019 moti do të jetë mekthjellime dhe mjegull. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -2°C në mëngjes deri në 6°C gradë Celcius në mesditë.
E Shtunë 09 Shkurt 2019
E Shtunë dt 09 Shkurt 2019 moti do të mbetet me diell dhe vranësira të pakta dhe mjegull përgjatë luginave. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 8 m/sek në bregdet. Dallgëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 – 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat pa ndryshime .