KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Premte 08 Qershor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Premte 08 Qershor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga afrimi i masave ajrore të nxheta me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit Afrikan  e cila do të influencojë në  vendin tonë dhe Kosovë  temperatura të larta.

E Premte 08 Qershor 2018 

Dita e Premte 08 Qershor i gjithë vendi do të përfshihet nga vala e nxehtë Sahariane e cila do të dominojë mot me kthjellime dhe rritje të ndjeshme të temperaturave. Në relievet malore nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të izoluara në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi  7-12 m/sek në bregdetin e JonitValëzimi do të jetë forcës 3 me lartësi vale 0,5  deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          14/35°C 

Zonat e ulëta           18/37°C

Zonat bregdetare    20/38°C

E Premte 08 Qershor 2018

Kosova per ditën e Premte dt 08 Qershor do të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat në orët e mesditës do të pasohen nga rreshje shiu. Temperaturat në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 16°C në mëngjes deri në deri në 33°C në mesditë.

E Shtunë 09 Qershor 2018 

Dita e Shtunë 09 Qershor vendi ynë do të përfshihet nga kalimi i një fronti Veriperëndimori i cili do të sjellë rreshje shiu në të gjtihë vendin me intesitet më të lartë në zonën Perëndimore të shoqëruara me stuhi dhe shkarkesa elektrike. Në relievet malore nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të izoluara në mesditë. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi  7-15 m/sek në bregdetin e JonitValëzimi do të jetë forcës 3 me lartësi vale 0,5  deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore         16/26°C 

Zonat e ulëta           20/27°C

Zonat bregdetare    21/28°C

MeteorologeRezarta Xhakollari

Sicred