KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Premte 06 Prill 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë
E martë 13 shkurt 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Premte 06 Prill 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë dhe Kosovë  mot me vranësira dhe rreshje të pakta shiu.

E Premte 06 dt Prill 2018 

E Premte 06 dt Prill moti do të mbetet me alternime vranësirash mesatare të shoqëruara me rreshje të pakta shiu përgjatë Verilindjes dhe Juglindjes në mesditë pjesërisht dhe në zonën qëndrore. Era do të jetë me drejtim  Veriperëndim (NW) me  shpejtësi  10-15 m/sek në bregdetin Jon Valëzimi do të jetë forcës 4 me lartësi vale 1,25 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie.

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          8/14°C 

Zonat e ulëta           10/20°C

Zonat bregdetare    11/19°C

E Premte dt 06 Prill 2018 

Kosova per ditën e Premte dt 06 Prill do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të shoqëruara me rreshje shiu. Temperaturat në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 9°C në mëngjes deri në deri në 12°C në mesditë.

E Shtunë 07 dt Prill 2018 

E Shtunë 07 dt Prill moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim  Veriperëndim (NW) me  shpejtësi  8-15 m/sek në bregdetin Jon Valëzimi do të jetë forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,25 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          5/18°C 

Zonat e ulëta           11/25°C

Zonat bregdetare    11/24°C

MeteorologeRezarta Xhakollari

(Visited 58 times, 1 visits today)