KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Premte 06 Korrik 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Premte 06 Korrik 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga  masa ajri të qëndrueshme me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit Afrikan të cilat do të kushtëzojnë  në vendin tonë dhe Kosovë temperatura të larta. 
E Premte 06 Korrik 2018 
Dita e Premte dt 06 Korrik  moti do të jetë diell  dhe vranësira të pakta në relievet malore në orët e mesditës. Era do të jetë  me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës 2  me lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të pësojnë rritje.
Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         16/33°C  
Zonat e  ulëta           19/35°C
Zonat  bregdetare    19/34°C
E Premte 06 Korrik  2018

Kosova per  ditën e Premte dt 06 Korrik do të jetë me kthjellime dhe  vranësira të pakta. Temperaturat e mesditës parashikohen të shënojnë vlera  nga 28°C  deri në 32°C .

E Shtunë 07 Korrik 2018 
Dita e Shtunë dt 07 Korrik  moti do të jetë diell  dhe vranësira mesatare në relievet malore  ku në orët e mesditës do të pasohen nga rreshje shiu. Era do të jetë  me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  7-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës 2-3  me lartësi  vale 0,5 deri në 1,0 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të pësojnë  rënie.
Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         15/28°C  
Zonat e  ulëta           20/31°C
Zonat  bregdetare    19/32°C
MeteorologeRezarta Xhakollari
Sicred