KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Premte 02 Mars 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Premte 02 Mars 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Analiza e Situatës Meteorologjike  

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme të cilat do të  kushtëzojnë në vendin tonë mot të vranët dhe rreshje shiu.

E Premte 02 Mars 2018 

Dita e Premte  dt 02 Mars vendi ynë do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu  në të gjithë vendin. Në Ultësirën Perëndimore do të ketë shkarkesa elektrike dhe stuhi. Era do të jetë me drejtim Jug (S) me shpejtësi 10-30 m/sek ne bregdet.  Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 ballë me lartësi vale 2,25 deri në4,25 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje të ndjeshme në të dyja vlerat.

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          2/6 °C 

Zonat e ulëta           10/17 °C

Zonat bregdetare    10/17 °C

Kosova per ditën e Premte dt 02 Mars do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu. Temperatuarat  në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera -1 °C në mëngjes deri në deri në 6 °C në mesditë.

E Shtune 03 Mars 2018 

Dita e Shtune dt 03 Mars vendi ynë do të mbetet me mot te paqëndrueshem, me alternime vranësirash mesatare dhe rreshje shiu , ku nuk do të mungojnë dhe kthjellimet. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (S) me shpejtësi 10-25 m/sek ne bregdet.  Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 2,0 deri në 4,25 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          3/11 °C 

Zonat e ulëta           10/17 °C

Zonat bregdetare    11/18 °C

MeteorologeRezarta Xhakollari

Sicred