KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Martë 13 Mars 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Martë 13 Mars 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga  zonë me presion të ulët atmosferik i cili  do të kushtëzojnë  në vendin tonë dhe Kosovë mot  të paqëndrueshëm me rreshje shiu dhe rënie graduale të temperaturave.

E Martë 13 Mars 2018 

Dita e Martë dt 13 Mars  moti do të mbetet  me vranësira mesatare deri të dendura të shoqëruara me rreshje shiu të herë pas herëshme me intesitet mesatar. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-15 m/sek ne bregdet.  Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,25 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie në mesditë.

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          3/13 °C 

Zonat e ulëta           8/16°C

Zonat bregdetare    10/17 °C

E Martë 13 Mars 2018 

Kosova per ditën e Martë dt 13 Mars  do të ndikohet nga mot i relativisht i paqëndrueshëm me alternime vranësirash dhe rreshje shiu të pakta , ku nuk do të mungojnë edhe kthjellimet. Temperaturat  në ekstremet e tyre  do të regjistrojnë vlera 5°C në mëngjes deri në deri në 10°C në mesditë.

E Mërkurë 14 Mars 2018 

Dita e Mërkurë dt 14 Mars  moti do të mbetet  me mot relativisht të paqëndrueshëm, pra moti do të jetë me vranësira mesatare  të shoqëruara me rreshje shiu në  Veriperëndim dhe zonën Qëndrore, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 6-8m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,2 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie në mëngjes.

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          0/11 °C 

Zonat e ulëta           8/16°C

Zonat bregdetare    9/17 °C

MeteorologeRezarta Xhakollari

(Visited 64 times, 1 visits today)