KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Mërkurë 29 Gusht 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Mërkurë 29 Gusht 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik (A)  me qëndër kryesore të pozicionuar në Europën qëndrore e cila do të kushtëzojë  në vendin tonë dhe Kosovë mot  të qëndrueshëm.

E Mërkurë 29 Gusht 2018

Dita e Mërkurë dt 29 Gusht moti  do të vijojë me diell përgjatë bregdetit dhe vranësira kalimtare në zonat malore. Era do të jetë e  me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës  3 lartësi  vale 0,5 deri në 1,0 metër  në det  të hapur

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         16/31°C 
Zonat e  ulëta           19/34°C
Zonat  bregdetare    20/33°C
E Mërkurë 29 Gusht 2018
Kosova per  ditën e Mërkurë dt 29 Gusht  moti do të jetë me  kthjellime dhe vranësira mesatare. Temperaturat në  mesditë do të  regjistrojnë vlera nga 23° deri në 25°C .
E Enjte 30 Gusht 2018

Dita e Enjte dt 30 Gusht moti  do të mbetet me diell përgjatë bregdetit dhe vranësira  në zonat malore ku në juglindje nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të izoluara. Era do të jetë e  me drejtim Jugperëndim (SW)  me shpejtësi  8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës  2 lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         16/32°C 
Zonat e  ulëta           19/35°C
Zonat  bregdetare    21/34°C
MeteorologeRezarta Xhakollari
Sicred