KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Mërkurë 28 Shkurt 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Mërkurë 28 Shkurt 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Analiza e Situatës Meteorologjike  

Gadishulli i Ballkanit po vazhdon te jete në pushtetin e masave ajrore shumë të ftohta me origjinë Polare të cilat do të  kushtëzojnë në vendin tonë rreshje bore dhe rënie të mëtejshme të temperaturave.

E Mërkurë 28 Shkurt 2018 

Edhe dita e Mërkurë dt 28 Shkurt  vendi ynë do të mbetet me vranësira rreshje bore dhe rreshje shiu me intesitet më të ulët. Gradualisht në Jug të vendit do te nisë përmirësimi i motit. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 7-15 m/sek ne bregdet.  Valëzimi do të jetë i forcës 3 lartësi vale 0,5 deri në 1,25 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie.

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          -9/-1 °C 

Zonat e ulëta           0/6 °C

Zonat bregdetare    3/8 °C

Kosova per ditën e Enjte dt 28 Shkurt do të jetë me vranësira dhe rreshje intesive të borësTemperaturat  në ekstremet e tyre do të luhaten në vlera  nga -10°C  në mëngjes deri në -6°C në mesditë.

E Enjte 28 Shkurt 2018 

Dita e Enjte  dt 01 Mars vendi ynë do të mbetet me mot te paqëndrueshem, me vranësira dhe rreshje shiu  përgjatë Ultësires Perëndimore, ndërsa në zonat malore do të ketë rreshje bore me intesitet më të ulët. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 7-15 m/sek ne bregdet.  Valëzimi do të jetë i forcës 4 lartësi vale 1,0 deri në 1,25 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie në mëngjes dhe rritje në mesditë.

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          -13/4 °C 

Zonat e ulëta           -4/9 °C

Zonat bregdetare    -1/11 °C

MeteorologeRezarta Xhakollari

Sicred