Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga zonë me presion të ulët atmofserik me qëndër të pozicionuar në detin Adriatik e cila gradualisht do të spostohet derjt Greqisë .
E Mërkurë 28 Nëntor 2018
Dita e Mërkurë dt 28 Nëntor 2018 moti do të vijojë i paqëndrueshëm me rreshje shiu me intesitet mesetar dhe rreshje bore në zonat malore në lartësitë mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 2,0 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 4/9°C
Zonat e ulëta 8/16°C
Zonat bregdetare 10/16°C
E Mërkurë 28 Nëntor 2018
Kosova për ditën e Mërkurë 28 Nëntor moti do të jetë me vranësira të dendura dhe rreshje bore. Temperaturat në mesditë do të regjistrojnë vlera nga 3°C deri në 5°C vlera më e lartë.
E Enjte 29 Nëntor 2018
Dita e Enjte dt 29 Nëntor 2018 moti do të vijojë i qëndrueshëm me diell dhe vranësira mesatare ku në Juglindje do të ketë rreshje të pakta bore. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore -2/5°C
Zonat e ulëta 4/15°C
Zonat bregdetare 7/16°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari