KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Mërkurë 27 Qershor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Mërkurë 27 Qershor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Europa Juglindore po vazhdon të ndikohet nga një shtjellë ciklonike e pozicionuar në detin Jon e  cila po mban në vendin tonë dhe Kosovë mot të paqëndrueshëm dhe temperatura poshtë normës se muajit Qershor.
E Mërkurë 27 Qershor 2018 
Edhe dita e Mërkurë  dt 27 Qershor  moti  do të mbetet i paqëndrueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të pasohen nga rreshje shiu në mesditë dhe gjatë pasdites me intesitet më të lartë në zonën lindore të shoqëruara dhe me rrebeshe. Era do të jetë  me drejtim Verilindje (NE)  me shpejtësi  8-15 m/sek në bregdetin e Adriatikut. Valëzimi do të  jetë forcës 3-4  me lartësi  vale 1,5 deri në 2,0 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të  vijojnë me rënie. 
Temperaturat min dhe max
Zonat  malore         10/18°C  
Zonat e  ulëta           16/24°C
Zonat  bregdetare    16/25°C
E Mërkurë 26 Qershor  2018

Kosova per  ditën e  Hënë dt 26 Qershor do të jetë me vranësira të dendura dhe rreshje shiu. Temperaturat  në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 12°C në mëngjes deri në deri në 16°C në mesditë.

E Enjte 28 Qershor 2018 
Dita e Enjte dt 28 Qershor  vendi ynë do të mbetet me mot të paqëndrueshëm me alternime kthjellimesh në ultësirën Perëndimore në orët e para të ditës, ndërsa mesdita do të karakterizohet me vranësira të cilat do të pasohen nga rreshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive të izoluara. Era do të jetë  me drejtim Jugperëndim (SW)  me shpejtësi  8 m/sek në bregdetin e Adriatikut. Valëzimi do të  jetë forcës 2  me lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehtë. 
Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         11/20°C  
Zonat e  ulëta           16/26°C
Zonat  bregdetare    17/26°C
MeteorologeRezarta Xhakollari