KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Mërkurë 20 Qershor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Mërkurë 20 Qershor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit  po  ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me qëndër të pozicionuar në Europën qëndrore  e cila do të  kushtëzojë në vendin tonë dhe Kosovë  mot pjesërisht të qëndrueshëm.
E Mërkurë 20 Qershor 2018 
E Mërkurë dt 20 Qershor  vendi ynë do të  mbetet me mot pjesërisht të paqëndrueshëm pra me kthjellime dhe vranësira në zonën Veriperëndimore, ndërsa zonat malore pjesërisht dhe zona qëndore vranësirat do të marrin impuls duke u shoqëruar me rrebeshe të shkurtra ëdhe stuhi lokale. Era do të jetë  me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  8-10 m/ sek në bregdetin e  AdriatikuttValëzimi do të  jetë forcës 2  me lartësi  vale 0,5 deri në 1,0 metër  në det  të hapur.  Temperaturat do të jenë me rritje. 
Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         13/29°C  
Zonat e  ulëta           16/33°C
Zonat  bregdetare    20/32°C
E Mërkurë 20 Qershor  2018
Kosova per  ditën e  Mërkurë dt 20 Qershor do të jetv me kthjellime dhe vranësira mesatare  ku nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve  lokale. Temperaturat  në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 15 °C në mëngjes deri në deri në 28°C në mesditë.
E Enjte 21 Qershor 2018 
Edhe dita Enjte dt 21 Qershor pra ku nis zyrtarisht Vera Astronomike moti  do të  jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat në mesditë do të marrin impuls duke u shoqëruar me rrebeshe shiu  dhe stuhi lokale në zonat malore pjesërisht dhe zonën qëndrore. Era do të jetë  me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës 2  me lartësi  vale 0,5 deri në 1,0 metër  në det  të hapur.  Temperaturat do të jenë me rënie. 
Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         15/25°C  
Zonat e  ulëta           18/31°C
Zonat  bregdetare    20/30°C
MeteorologeRezarta Xhakollari
Sicred