KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Mërkurë 18 Korrik 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Mërkurë 18 Korrik 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet nga zonë  me presion të Ulët (U) atmosferik  me qëndër  të pozicionuar në detin Egje i cili do të kushtëzojë  ne vendin tonë dhe Kosovë mot pjesërisht të qëndrueshëm.
E Mërkurë 18 Korrik 2018 

Dita e Mërkurë dt 18 Korrik  moti do të jetë me  alternime kthjellimesh dhe vranësira  të pakta deri në mesatare .Era do të jetë  e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës 3-4 me lartësi  vale 1.0 deri në 1,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         14/29°C  
Zonat e  ulëta           19/31°C
Zonat  bregdetare    21/31°C
E Mërkurë 18 Korrik  2018

Kosova per  ditën e Mërkurë dt 18 Korrik do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në mesditë do të pasohen nga rreshje shiu të izoluara. Temperaturat e mesditës parashikohen të shënojnë vlera nga 24°C  deri në 27°C .

E Enjte 19 Korrik 2018 

Dita e Enjte dt 19 Korrik  moti do të jetë me  alternime kthjellimesh përgjate Ultësirvs perëndimore  dhe vranësira  të pakta deri në mesatare në zonat malore . Era do të jetë  e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës 3-4 me lartësi  vale 1.0 deri në 1,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje graduale.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         16/28°C  
Zonat e  ulëta           19/32°C
Zonat  bregdetare    21/32°C
MeteorologeRezarta Xhakollari
Sicred