KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Mërkurë 14 Mars 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Mërkurë 14 Mars 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga  masa ajri relativisht të paqëndrueshme me origjinë Veriperëndimore të cilat do të kushtëzojnë  në vendin tonë dhe Kosovë mot pjesërisht të paqëndrueshëm.

E Mërkurë 14 Mars 2018 

Dita e Mërkurë dt 14 Mars  moti do të mbetet  me vranësira mesatare  të shoqëruara me rreshje shiu në  Veriperëndim dhe zonën Qëndrore, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 7-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie në mëngjes.

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          1/11 °C 

Zonat e ulëta           8/16°C

Zonat bregdetare    9/17 °C

E Mërkurë 14 Mars 2018 

Kosova per ditën e Mërkurë dt 14 Mars  do të ndikohet nga mot i qëndrueshëm me alternime vranësirash dhe kthjellime. Temperaturat  në ekstremet e tyre  do të regjistrojnë vlera 2°C në mëngjes deri në deri në 13°C në mesditë.

E Enjte 15 Mars 2018 

Dita e Enjte dt 15 Mars  do të dominojë mot  me alternime  kthjellimesh dhe vranësira ku nuk do të mungojë mjegulla përgjatë Verilindjes dhe Juglindjes, ndërsa ne Ultësirën perëndimore do të mbizotërojnë më tepër kthjellimet. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,2 deri në 1,5 metër në det të hapur. 

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          -1/15 °C 

Zonat e ulëta           3/18°C

Zonat bregdetare    8/19 °C

MeteorologeRezarta Xhakollari

Sicred