KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Mërkurë 06 Qershor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Mërkurë 06 Qershor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga zonë e zgjeruar  me presion të ulët atmosferik e pozicionuar në detin Mesdhe e cila po vazhdon të influencojë në  vendin tonë dhe Kosovë mot pjesërisht të paqëndrueshëm.

E Mërkurë 06 Qershor 2018 

Dita e Mërkurë 06 Qershor  moti do të  jetë me vranësira mesatare deri të dendura të cilat në zonat malore  pjesërisht dhe në zonat e ulëta do të  shoqërohen me rreshje shiu në orët e mesditës . Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi  8/sek në bregdetin e JonitValëzimi do të jetë forcës 2 me lartësi vale 0,2  deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehtë.

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore         14/29°C 

Zonat e ulëta           17/28°C

Zonat bregdetare    20/30°C

E Mërkurë 06 Qershor 2018

Kosova per ditën e Mërkurë  dt 06 Qershor do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim të shoqëruara me rreshje shiu të izoluara në formën e stuhive. Temperaturat në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 14°C në mëngjes deri në deri në 28°C në mesditë.

E Enjte 07 Qershor 2018 

Dita e Enjte 07 Qershor   në vendin tonë do të dominojë mot me kthjellime dhe  vranësira të pakta në zoant malore dhe ato pranë tyre. m . Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi  7/sek në bregdetin e JonitValëzimi do të jetë forcës 2 me lartësi vale 0,2  deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore         13/31°C 

Zonat e ulëta           18/32°C

Zonat bregdetare    20/31°C

MeteorologeRezarta Xhakollari

Sicred