Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik (U) e spostuar në detin Egje e cila do të kushtëzojë në vendin tonë dhe Kosovë mot pjesërisht të qëndrueshëm.
Dita e Martë dt 28 Gusht moti do të jetë me diell përgjatë bregdetit dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore ku nuk . Era do të jetë me intesitet drejtim Veriprëndim (NW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Dita e Mërkurë dt 29 Gusht moti do të vijojë me diell përgjatë bregdetit dhe vranësira kalimtare në zonat malore. Era do të jetë e me drejtim Veriprëndim (NW) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.