KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Martë 27 Mars 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Martë 27 Mars 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit do të jetë në ndikimin e  masave ajrore të paqëndrueshme me origjinë  Veriore  të cilat do të vazhdojnë të mbajnë në vendin tonë dhe Kosovë mot me rreshje shiu.

E Martë 27 Mars 2018 

E Martë dt 27 Mars moti do të jetë me vranësira mesatare dhe rreshje të pakta shiu ku nuk do të mungojnë dhe kthjellimet. Era do të jetë me drejtim  Veriperëndim (NW) me  shpejtësi 7-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,25 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje graduale.

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          3/12°C 

Zonat e ulëta           10/17°C

Zonat bregdetare    10/18°C

E Martë dt 27 Mars 2018 

Kosova per ditën e Martë dt 27 Mars  do të jetë me mot të vranët dhe rreshje shiu. Temperaturat  në ekstremet e tyre  do të regjistrojnë vlera 2°C në mëngjes deri në deri në 7°C në mesditë.

E Mërkurë 28 Mars 2018 

E Mërkurë dt 28 Mars moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare në zonën Perëndimore, ndërsa në Verilindje dhe Juglindje do të jetë me kthjellime por me praninë e mjegullës në pjesën e parë të ditës. Era do të jetë me drejtim  Veriperëndim (NW) me  shpejtësi 7-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 2,5 metër det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje në mesditë.

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          -2/14°C 

Zonat e ulëta           5/19°C

Zonat bregdetare    6/20°C

MeteorologeRezarta Xhakollari

Sicred