KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Martë 26 Qershor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë
Moti, Xhakollari: Dhjetori ofron ekstreme!

E Martë 26 Qershor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet nga një shtjellë ciklonike e pozicionuar në detin Jon e  cila do të  kushtëzojnë  në vendin tonë dhe Kosovë mot të paqëndrueshëm dhe rënie të temperaturave.
E Martë 26 Qershor 2018 
Edhe dita e Martë  dt 25 Qershor  moti  në vendin tonë do të jetë i kryesisht i vranët dhe me rreshje shiu në të gjithë vendin .  Era do të jetë  me drejtim Verilindje (NE)  me shpejtësi  8-15 m/sek në bregdetin e Adriatikut. Valëzimi do të  jetë forcës 3-4  me lartësi  vale 1,5 deri në 2,0 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të  vijojnë me rënie. 
Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         11/18°C  
Zonat e  ulëta           16/26°C
Zonat  bregdetare    18/26°C
E Matrë 26 Qershor  2018

Kosova per  ditën e  Hënë dt 26 Qershor do të jetë me vranësira të dendura dhe rreshje shiu. Temperaturat  në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 12°C në mëngjes deri në deri në 20°C në mesditë.

E Mërkurë 27 Qershor 2018 
Edhe dita e Mërkurë  dt 27 Qershor  moti  do të mbetet i paqëndrueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të pasohen nga rreshje shiu në mesditë dhe gjatë pasdites me intesitet më të lartë në zonën lindore. Era do të jetë  me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  8-15 m/sek në bregdetin e Adriatikut. Valëzimi do të  jetë forcës 3-4  me lartësi  vale 1,5 deri në 2,0 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të  vijojnë me rënie. 
Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         12/20°C  
Zonat e  ulëta           16/27°C
Zonat  bregdetare    18/27°C
MeteorologeRezarta Xhakollari
Sicred