Gadishulli i Ballkanit po ifluencohet nga zonë me presion të lartë (A) atmosferik me qëndër kryesore të pozicionuar në Europën verilindore e cila do të kushtëzojë në vendin tonë dhe Kosovë mot pjesërisht të qëndrueshëm.
E Martë dt 21 Gusht moti do të jetë me diell përgjatë Ultësirës perëndimore dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore ku sërish do të ketë rrebeshe shiu dhe stuhi në zonën qëndrore , jug dhe juglindje. Era do të jetë e lehtë me drejtim Perëndim (W) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten të larta.
E Mërkurë dt 22 Gusht moti do të jetë me diell përgjatë Ultësirës perëndimore dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.