KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Martë 20 Mars 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë
E Premte 15 Dhjetor 2017, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Martë 20 Mars 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme të ftohta me origjinë Veriperëndimore të cilat do të vazhdojnë të kushtëzojnë vendin  dhe Kosovën me mot të paqëndrueshëm.

E Martë 20 Mars 2018 

E Martë dt 20 Mars moti do te mbetet me vranësira  mesatare dhe rreshje shiu të herë pas herëshme. Gradualisht në pjesën e dytë të ditës rreshjet do të reduktohen. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me intesitet të  lartë me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,25 deri në 2,25 metër në det të hapur. 

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          1/10 °C 

Zonat e ulëta           6/16°C

Zonat bregdetare    9/17 °C

E Martë 20 Mars 2018 

Kosova per ditën e Martë dt 20 Mars  do të jetë  me alternime vranësirash dhe rreshje shiu ku nuk do të mungojnë dhe kthjellime të shkurtra. Temperaturat  në ekstremet e tyre  do të regjistrojnë vlera 1°C në mëngjes deri në deri në 9°C në mesditë.

E Mërkurë 21 Mars 2018 

E Mërkurë dt 21 Mars i gjithë vendi do të përfshihet sërish nga rreshje shiu me intesitet të lartë përgjatë ultësirës Perëndimore me aktivitet kryesor në pjesën e parë të ditës. Në zonat malore në lartësitë 800 metra mbi nivelin e detit do të rikthehen rreshjet e borës. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me intesitet të  lartë me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 2,5 deri në 4,0 metër në det të hapur. 

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          0/10 °C 

Zonat e ulëta           7/16°C

Zonat bregdetare    10/18 °C

MeteorologeRezarta Xhakollari

Sicred