KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Martë 19 Qershor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Martë 19 Qershor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit  po vazhdon të ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik me qëndër të pozicionuar në detin Egje e cila do të ifluencojë  vendin tonë dhe Kosovën me mot  të paqëndrueshëm.
E Martë 19 Qershor 2018 
E Martë dt 19 Qershor  moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në pjesën e parë të ditës, gradualisht pasdite vranësirat do të marrin impuls duke u shoqëruar me rrebeshe shiu  dhe stuhi të izoluara. Era do të jetë  me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi  8-15 m/ sek në bregdetin e  AdriatikuttValëzimi do të  jetë forcës 23 me lartësi  vale 1,0 deri në 1,5 metër  në det  të hapur.   
Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         14/25°C  
Zonat e  ulëta           19/31°C
Zonat  bregdetare    19/30°C
E Martë 19 Qershor  2018
Kosova per  ditën e  Martë dt 19 Qershor do të vijojë me mot të paqëndrueshëm me vranësira mesatare dhe rreshje shiu. Temperaturat  në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 15 °C në mëngjes deri në deri në 23°C në mesditë.
E Mërkurë 20 Qershor 2018 
E Mërkurë dt 20 Qershor  vendi ynë do të  mbetet me mot pjesërisht të paqëndrueshëm pra me kthjellime dhe vranësira në zonën Veriperëndimore, ndërsa zonat malore pjesërisht dhe zona qëndore vranësirat do të marrin impuls duke u shoqëruar me rrebeshe shiu  dhe stuhi lokale. Era do të jetë  me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  8-10 m/ sek në bregdetin e  AdriatikuttValëzimi do të  jetë forcës 2  me lartësi  vale 0,5 deri në 1,0 metër  në det  të hapur.  Temperaturat do të jenë me rritje. 
Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         15/25°C  
Zonat e  ulëta           20/33°C
Zonat  bregdetare    20/32°C
MeteorologeRezarta Xhakollari
Sicred