KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Martë 17 Korrik 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Martë 17 Korrik 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet nga zonë  me presion të Ulët (U) atmosferik  me qëndër kryesore të pozicionuar në europën Verilindore i cili do të kushtëzojë  ne vendin tonë dhe Kosovë mot të paqëndrueshëm. 
E Martë 17 Korrik 2018 

Dita e Martë dt 17 Korrik  moti do të jetë me  alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen nga rreshje shiu në Ultësirën Perëndimore dhe zonat malore ku nuk do të mungojnë  rrebeshe dhe stuhi të izoluaraaEra do të jetë e vrullshme me drejtim Jugperëndim (SW)  me shpejtësi  10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës 4-5  me lartësi  vale 1,5 deri në 2,0 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         16/29°C  
Zonat e  ulëta           19/32°C
Zonat  bregdetare    20/32°C
E Martë 17 Korrik  2018

Kosova per  ditën e Martë dt 17 Korrik do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në mesditë do të pasohen nga rreshje shiu. Temperaturat e mesditës parashikohen të shënojnë vlera nga 25°C  deri në 27°C .

E Mërkurë 18 Korrik 2018 

Dita e Mërkurë dt 18 Korrik  moti do të jetë me  alternime kthjellimesh dhe vranësira  të pakta deri në mesatare .Era do të jetë  e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës 3-4 me lartësi  vale 1.0 deri në 1,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehtë.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         16/30°C  
Zonat e  ulëta           19/31°C
Zonat  bregdetare    21/31°C
MeteorologeRezarta Xhakollari