Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të ftohta verilindore të cilat do të sjellin rënie të temperaturave në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.
E Martë 12 Shkurt 2019
E Martë dt 12 Shkurt 2019 moti do të jete me alternime kthjellimesh dhe vrannësira dhe rreshje shiu në zonën Veriperëndimore , ndërsa në zonat malore do të ketë rreshje bore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në 10 -20 m/sek në bregdet. Dallgëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5 – 3,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .
Kosova për ditën e Martë dt 12 Shkurt 2019 moti do të jetë me vranësira dhe rreshje bore. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -1°C në mëngjes deri në 4°C gradë Celcius në mesditë.
E Mërkurë 13 Shkurt 2019
E Mërkurë dt 13 Shkurt 2019 moti do të jete me alternime kthjellime dhe vrannësira në zonat malore . Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në 10 -20 m/sek në bregdet. Dallgëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1,5 – 3,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të ndjeshme.