KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Martë 5 Qershor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Martë 5 Qershor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga zonë e zgjeruar  me presion të ulët atmosferik e pozicionuar në detin Mesdhe e cila po influencon në  vendin tonë dhe Kosovë mot pjesërisht të paqëndrueshëm.

E Martë 05 Qershor 2018 

Dita e Martë 05 Qershor  moti do të  me kthjellime dhe zhvillime vranësirash  të cilat në zonat malore  pjesërisht dhe në zonat e ulëta do të  pasohen  nga  rreshje shiu në orët më të nxehta të mesditës. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi  8-15/sek në bregdetin e JonitValëzimi do të jetë forcës 2-3 me lartësi vale 0,5  deri në 1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore         12/31C 

Zonat e ulëta           19/32°C

Zonat bregdetare    20/31°C

E Martë 05 Qershor 2018

Kosova per ditën e Martë  dt 05 Qershor do të jetë me vranësira mesatare dhe rreshje shiu të izoluara në formën e stuhive. Temperaturat në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 14°C në mëngjes deri në deri në 26°C në mesditë.

E Mërkurë 06 Qershor 2018 

Dita e Mërkurë 06 Qershor  moti do të mbetet i paqëndrueshëm me kthjellime dhe zhvillime vranësirash  të cilat në zonat malore  pjesërisht dhe në zonat e ulëta do të  shoqërohen me rreshje shiu në orët e mesditës . Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi  8/sek në bregdetin e JonitValëzimi do të jetë forcës 2 me lartësi vale 0,2  deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore         10/29°C 

Zonat e ulëta           18/28°C

Zonat bregdetare    20/29°C

MeteorologeRezarta Xhakollari

Sicred