KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Martë 03 Korrik 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Martë 03 Korrik 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Kontinenti Europian po ndikohet nga  dominimi i Anticiklonit të Azoreve e cila do të kushtëzojnë  në vendin tonë dhe Kosovë mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta. 
E Martë 03 Korrik 2018 
Dita e Martë dt 03 Korrik  moti do të jetë me diell  dhe vranësira kalimtare në relievet malore. Era do të jetë  me drejtim Jugperëndim (SW)  me shpejtësi  7-15 m/sek në bregdetin  e detit Jon. Valëzimi do të  jetë forcës 2-3  me lartësi  vale 0,5 deri në 1,0 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të  vijojnë pa ndryshime të ndjeshme.
Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore          16/33°C  
Zonat e  ulëta           19/34°C
Zonat  bregdetare   19/33°C
E Martë 03 Korrik  2018

Kosova per  ditën e Martë  dt 03 Korrik do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta . Temperaturat e mesditës parashikohen të shënojnë vlera  nga 28°C  deri në 32°C .

E Mërkurë 04 Korrik 2018 
edhe dita e Mërkurë dt 04 Korrik  vendi ynë do të mbetet me mot diell  dhe vranësira të pakta në relievet malore. Era do të jetë  me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës 2  me lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.
Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         16/33°C  
Zonat e  ulëta           19/34°C
Zonat  bregdetare    20/34°C
MeteorologeRezarta Xhakollari
Sicred