KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Hënë 30 Korrik 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Hënë 30 Korrik 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet nga afrimi gradual i masave ajrore  të nxheta me origjinë Sahariane të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë rritje të temperaturave.

E Hënë 30 Korrik 2018 

Fillimi i javës  dt 30 Korrik  moti do të jetë me kthjellime në zonat bregdetare dhe vranësira mesatare në zonat malore ku sërish nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve në formën e rrebesheve. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  8 -10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës  3 lartësi  vale 0,5 deri në 1,0 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të  jenë  me rritje .

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         17/31°C  
Zonat e  ulëta           19/36 °C
Zonat  bregdetare    21/34°C
E Hënë 30 Korrik  2018
Kosova per  ditën e Hënë  dt 29 Korrik  moti do të jetë me alternime kthjellimesh , vranësira  të shoqëruara me rreshje shiu. Temperaturat e mesditës parashikohen të shënojnë vlera nga 24°C  deri në 27°C .
E Martë 31 Korrik 2018 

Dita e Martë  dt 31 Korrik  zona Perëndimore  do të përfshihet nga afrimi i masave ajrore të nxheta Sahariane. Moti do të jetë me kthjellime në zonat bregdetare dhe vranësira të pakta  në zonat malore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës  2 lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të mbeten të larta.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         17/32°C  
Zonat e  ulëta           20/37°C
Zonat  bregdetare    21/37°C
MeteorologeRezarta Xhakollari
Sicred