KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Hënë 29 Tetor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Hënë 29 Tetor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Shtjella ciklonike  e poziconuar  në gadishullin Apenin po afrohet gradualisht drejt Ballkanit perëndimor duke ndryshuar kushtet atmosferike në vendin tonë dhe Kosovë.

E Hënë 29 Tetor 2018
Fillimi i javës dt 29 Tetor  moti do të jetë me alternime kthjellimesh vranësira mesatare deri të dendura me rreshje shiu përgjatë ultësirës Perëndimore në formën e rrebesheve. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Juglindje (SE)  me shpejtësi  10 -20 m/sek në bregdet. Valëzimi dtë  jetë forcës 4-5  lartësi  vale 1,5 deri në 2,0 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         13/24°C 
Zonat e  ulëta          15/28°C
Zonat  bregdetare   18/28°C
E Hënë 29 Tetor 2018
Kosova per  ditën e Hënë dt 29 Tetor moti do të jetë me  vranësira mesatare deri të dendura dhe rreshje shiu të pakta. Temperaturat në mesditë do të  regjistrojnë vlera nga 20°C deri në 24°C.
E Martë 30 Tetor 2018
Dita e Martë dt 30 Tetor i gjithë vendi do të përfshihet  nga kalimi i një fronti të ftohtë i cili do të shkaktojë rreshje shiu intensive dhe shkarkesa elektrike në Ultësirën Perëndimore Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jugperëndim (SW)  me shpejtësi  10 -20 m/sek në bregdet. Valëzimi dtë  jetë forcës 6  lartësi  vale 2,0 deri në 2,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë  me rënie.
Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         14/21°C 
Zonat e  ulëta          17/26°C
Zonat  bregdetare   19/25°C
MeteorologeRezarta Xhakollari
Sicred