KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Hënë 27 Gusht 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Hënë 27 Gusht 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet nga një qëndër me presion të ulët atmosferik (U)  të pozicionuar në detin Adriatik e cila do të ifluencojë  në vendin tonë dhe Kosovë mot me rreshje dhe rënie të temperaturave.

E Hënë 27 Gusht 2018

Fillimi i javës dt 27 Gusht moti  do të mbetet i paqëndrueshëm  me vranvsira rreshje shiu në  formën rrebesheve.  Era do të jetë me drejtim Veriprëndim (NW)  me shpejtësi  10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës  4 lartësi  vale 0,5 deri në 1,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të ndjeshme.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         15/22°C 
Zonat e  ulëta           19/29°C
Zonat  bregdetare    19/29°C
E Hënë 27 Gusht 2018
Kosova per  ditën e Hënë dt 27 Gusht  moti do të jetë me  vranësira  të shoqëruara me rreshje shiu . Temperaturat në  mesditë do të pësojnë rënie duke regjistruar vlera nga 18° deri në 22°C .
E Martë 28 Gusht 2018

Dita e Martë dt 28 Gusht moti  do të jetë me diell përgjatë bregdetit dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veriprëndim (NW)  me shpejtësi  10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës  4 lartësi  vale 0,5 deri në 1,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         14/28°C 
Zonat e  ulëta           19/34°C
Zonat  bregdetare    20/34°C
MeteorologeRezarta Xhakollari
Sicred