KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Hënë 22 Tetor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Hënë 22 Tetor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit  gradualisht po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme në shtresat e larta  të atmosferës , duke ifluencuar mot të paqëndrueshëm  në vendin tonë dhe Kosovë.

E Hënë 22 Tetor 2018

Fillimi i javës dt 22 Tetor  moti do të vijojë  me vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të shoqërohen me rreshje shiu të pakta deri mesatare në Jug dhe zonën qëndrore. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE)  me shpejtësi  10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi dtë  jetë forcës 4 -5 lartësi  vale 1,0 deri në 2,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         8/17°C 
Zonat e  ulëta          12/24°C
Zonat  bregdetare   14/25°C
E Hënë 22 Tetor 2018
Kosova per  ditën e Hënë dt 22 Tetor moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe rreshje shiu. Temperaturat në mesditë do të  regjistrojnë vlera nga 11°C deri në 15°C.
E martë 23 Tetor 2018

E Martë dt 23 Tetor  moti do të jetëme kthjellime dhe vranësira mesatare të cilat do të shoqërohen me rreshje shiu të pakta në Juglindje të vendit. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE)  me shpejtësi  10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi dtë  jetë forcës 4 -5 lartësi  vale 1,2 deri në 2,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         8/17°C 
Zonat e  ulëta          13/24°C
Zonat  bregdetare   16/25°C
MeteorologeRezarta Xhakollari
Sicred