Europa Juglindore po vazhdon të ifluencohet nga periferia e presionit të ulët (U) atmosferik me qëndër kryesore të pozicionuar në detin Egje e cila po mban vendin tonë mot pjesërisht të qëndrueshëm.
Fillimi i javës dt 20 Gusht moti do të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike pra do të jetë me diell përgjatë Ultësirës perëndimore , dhe rrebeshe shiu dhe stuhi në zonën Juglindore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-12m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
E Martë dt 21 Gusht moti do të jetë me diell përgjatë Ultësirës perëndimore dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Era do të jetë e lehtë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.