KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Hënë 16 Korrik 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Hënë 16 Korrik 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet nga zonë e zgjeruar e presionit të Lartë (A) atmosferik  me qëndër kryesore të pozicionuar në ishujt Britanikë i cili do të kushtëzojë fillimin e javës në vendin tonë dhe Kosovë mot të qëndrueshëm. 
E Hënë 16 Korrik 2018 

Dita e Hënë dt 16 Korrik  moti do të jetë me diell  përgjatë vijës bregdetare dhe vranësira në zonat malore pjesërisht dhe në zonat e ulëtaEra do të jetë  e lehtë me drejtim Jugperëndim (SW)  me shpejtësi  7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës 2 me lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të lehtë.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         14/32°C  
Zonat e  ulëta           19/33°C
Zonat  bregdetare    20/33°C
E Hënë 16 Korrik  2018

Kosova per  ditën e Hënë dt 16 Korrik do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në mesditë do të pasohen nga rreshje shiu. Temperaturat e mesditës parashikohen të shënojnë vlera  nga 25°C  deri në 28°C .

E Martë 17 Korrik 2018 

Dita e Martë dt 17 Korrik  moti do të jetë me  alternime kthjelliemsh dhe vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen nga rreshje shiu në Ultësirën Perëndimore dhe zonat malore ku nuk do të mungojnë edhe rebeshe të shkurtraEra do të jetë  e lehtë me drejtim Jugperëndim (SW)  me shpejtësi  8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës 3-4 me lartësi  vale 1.0 deri në 1,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         16/29°C  
Zonat e  ulëta           19/32°C
Zonat  bregdetare    20/32°C
MeteorologeRezarta Xhakollari
Sicred