KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Hënë 12 Nëntor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Hënë 12 Nëntor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Europa Verilindore po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore me origjinë Kontinentale të cilat  po mbajnë larg rreshjet e shiut në vendin tonë dhe Kosovë.

E  Hënë 12  Nëntor 2018
Fillimi i javës dt 12 Nëntor moti do të vijojë me diell dhe prani të mjegullës në orët e para të ditës përgjatë Adriatikut dhe  luginave të lumenjve. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi  6 m/sek në bregdet. Valëzimi dtë  jetë forcës 2  lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur
Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore          1/17°C 
Zonat e  ulëta          3/22°C
Zonat  bregdetare   11/22°C
E Hënë 12 Nëntor 2018
Kosova pë ditën e Hënë 12 Nëntor moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta dhe mjegull. Temperaturat në mesditë do të  regjistrojnë vlera nga 14°C deri në 17°C  vlera më e lartë.
E  Martë 13 Nëntor 2018
Dita e Martë dt 13 Nëntor moti do të mbetet i qëndrueshëm prani të mjegullës në orët e para të ditës përgjatë luginave dhe shtim gradual të vranësirave në zonën Perëndimore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi  6 m/sek në bregdet. Valëzimi dtë  jetë forcës 2  lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.
Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore          2/17°C 
Zonat e  ulëta          4/22°C
Zonat  bregdetare   12/22°C
MeteorologeRezarta Xhakollari
Sicred