Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të influencohet nga qarkullimi i masave ajrore realtivisht të paqëndrueshme në shtresat e larta të atmosferës të cilat po kushtëzojnë vendin tonë dhe Kosovën me mot pjesërisht të paqëndrueshëm.
E Hënë 04 Qershor 2018
Dita e Hënë 04 Qershor do të dominojë mot kryesisht me kthjellime dhe zhvillime vranësirash në zonat malore të cilat do të pasohen nga rreshje shiu të izoluara. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8/sek në bregdetin e Jonit. Valëzimi do të jetë i forcës 2- me lartësi vale 0,2 deri në 0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 11/30C
Zonat e ulëta 18/31°C
Zonat bregdetare 20/31°C
E Hënë 04 Qershor 2018
Kosova per ditën e Hënë dt 04 Qershor do të jetë me vranësira mesatare dhe rreshje shiu të izoluara nv formën e stuhive. Temperaturat në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 13°C në mëngjes deri në deri në 27°C në mesditë.
E Martë 05 Qershor 2018
Dita e Martë 05 Qershor moti do të me kthjellime dhe zhvillime vranësirash të cilat në zonat malore pjesërisht dhe në zonat e ulëta do të pasohen nga rreshje shiu në orët e mesditës . Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-12/sek në bregdetin e Jonit. Valëzimi do të jetë i forcës 2-3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 12/31C
Zonat e ulëta 19/32°C
Zonat bregdetare 20/31°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari