KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Enjte 21 Qershor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Enjte 21 Qershor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit  po  ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me qëndër të pozicionuar në Europën Verilindore  e cila do të  kushtëzojë në vendin tonë dhe Kosovë  mot pjesërisht të qëndrueshëm.
E Enjte 21 Qershor 2018 
Dita Enjte dt 21 Qershor pra ku nis zyrtarisht Vera Astronomike moti  do të  jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat në mesditë do të marrin impuls duke u shoqëruar me rrebeshe shiu  dhe stuhi lokale në zonat malore pjesërisht dhe zonën qëndrore. Era do të jetë  me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës 2  me lartësi  vale 0,5 deri në 1,0 metër  në det  të hapur.  
Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         11/30°C  
Zonat e  ulëta           20/32°C
Zonat  bregdetare    20/31°C
E Enjte21 Qershor  2018
Kosova per  ditën e  Enjte dt 21 Qershor do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare  ku nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve  lokale. Temperaturat  në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 15 °C në mëngjes deri në deri në 28°C në mesditë.
E Premte 22 Qershor 2018 
Dita e Premte dt 22 Qershor  moti  do të  mbetet i paqëndrueshëm pra do të jetë me kthjellime dhe vranësira në pjesën e parë të ditës të cilat në mesditë do të shoqërohen me rrebeshe shiu  dhe stuhi lokale në zonat malore dhe zonën qëndrore. Era do të jetë  me drejtim Jugperëndim (SW)  me shpejtësi  8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës 2  me lartësi  vale 0,5 deri në 1,0 metër  në det  të hapur.  Temperaturat do të jenë me rënie. 
Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         13/28°C  
Zonat e  ulëta           18/31°C
Zonat  bregdetare    20/30°C
MeteorologeRezarta Xhakollari
Sicred