KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Enjte 28 Qershor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë
E martë 13 shkurt 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Enjte 28 Qershor 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Europa Juglindore po vazhdon të ndikohet nga qëndra me presion të ulët atmosferik e pozicionuar në  detin  Egje e  cila po mban në vendin tonë dhe Kosovë mot të paqëndrueshëm dhe temperatura poshtë normës se muajit Qershor.
E Enjte 28 Qershor 2018 
Dita e Enjte dt 28 Qershor  vendi ynë do të mbetet me mot të paqëndrueshëm me alternime kthjellimesh në ultësirën Perëndimore në orët e para të ditës, ndërsa mesdita do të karakterizohet me vranësira të cilat do të pasohen nga rreshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive të izoluara. Era do të jetë  me drejtim Jugperëndim (SW)  me shpejtësi  8 m/sek në bregdetin e Adriatikut. Valëzimi do të  jetë forcës 2  me lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehtë. 
Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         11/18°C  
Zonat e  ulëta           16/26°C
Zonat  bregdetare    17/26°C
Temperaturat min dhe max
Zonat  malore         10/18°C  
Zonat e  ulëta           16/24°C
Zonat  bregdetare    16/25°C
E Enjte 28 Qershor  2018

Kosova per  ditën e  Enjte dt 28 Qershor do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe rreshje shiu. Temperaturat do të mbeten të ulëta duek shënuar  në ekstremet e tyre do vlera 13°C në mëngjes deri në deri në 18°C në mesditë.

E Premte 29 Qershor 2018 
Edhe dita e Premte dt 29 Qershor  moti do të jetë i paqëndrueshëm me alternime kthjellimesh në ultësirën Perëndimore në orët e para të ditës, dhe sërish  mesdita do të rikthejë  rreshje shiu në formën e rrebesheve dhe stuhive të izoluara. Era do të jetë  me drejtim Jugperëndim (SW)  me shpejtësi  8 m/sek në bregdetin e Adriatikut. Valëzimi do të  jetë forcës 2  me lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme.
Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         11/20°C  
Zonat e  ulëta           16/26°C
Zonat  bregdetare    17/26°C
MeteorologeRezarta Xhakollari
Sicred