KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Enjte 22 Mars 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Enjte 22 Mars 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga masa ajri të paqëndrueshme të cilat do të vazhdojnë të mbajnë në vendin tonë dhe Kosovë  mot me rreshje shiu dhe rikthimin e rreshjeve të borës.

E Enjte 22 Mars 2018 

E Enjte dt 22 Mars vendi  ynë do të ndahet në dy pjesë pra zona Perëndimore do të jetë me alternime vranësirash  mesatare dhe rreshje shiu te pakta ku në Jug do të ketë dhe shkarkesa elektrike, ndërsa  Verilindja do të preket nga   rreshjet e borës. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me intesitet të  lartë me shpejtësi 10-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 2,5 deri në 4,0 metër në det të hapur. 

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          -2/7 °C 

Zonat e ulëta           7/17°C

Zonat bregdetare    10/19 °C

E Enjte dt 22 Mars 2018 

Kosova per ditën e Enjte dt 22 Mars  do të jetë me vranësira  dhe rreshje bore intensive. Temperaturat  do të pësojnë rënie duke regjistruar në ekstremet e tyre  vlera -4°C në mëngjes deri në deri në -2°C në mesditë.

E Premte 23 Mars 2018 

E Premte dt 23 Mars vendi  ynë i ndikuar nga një qëndër ciklonike do të jetë me vranësira dhe rreshje bore intensive deri në lartësitë 600 metra mbi nivelin e detit.  Zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të jenë me rreshje shiu me intesitet mesatar. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE)  Jugperëndim (SW) me  shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,25 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të ndjeshme. 

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          -2/3°C 

Zonat e ulëta           4/12°C

Zonat bregdetare    5/12°C

MeteorologeRezarta Xhakollari

Sicred