KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Enjte 19 Korrik 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Enjte 19 Korrik 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet nga forcimi gradual i fushës barike me presion të lartë (A) atmosferik me qëndër të pozicionuar në detin Mesdhe e cila do të kushtëzojë vendin tonë dhe Kosovën mot të qëndrueshëm.

E Enjte 19 Korrik 2018 

Dita e Enjte dt 19 Korrik  moti do të jetë me  alternime kthjellimesh përgjatë Ultësirës perëndimore  dhe vranësira  të pakta deri në mesatare në zonat malore . Era do të jetë  e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës 3-4 me lartësi  vale 1.0 deri në 1,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje graduale.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         16/28°C  
Zonat e  ulëta           19/32°C
Zonat  bregdetare    21/32°C
E Enjte 19 Korrik  2018

Kosova per  ditën e Enjte dt 19 Korrik do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në mesditë do të pasohen nga rreshje shiu të izoluara. Temperaturat e mesditës parashikohen të shënojnë vlera nga 21°C  deri në 26°C .

E Premte 20 Korrik 2018 

Dita e Premte dt 20 Korrik  moti do të jetë me vazdhojë me alternime kthjellimesh përgjate Ultësirës  Perëndimore dhe vranësira  të pakta deri në mesatare në zonat malore . Era do të jetë  e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW)  me shpejtësi  8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë forcës 3-4 me lartësi  vale 1.0 deri në 1,5 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje graduale.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         16/28°C  
Zonat e  ulëta           19/32°C
Zonat  bregdetare    21/33°C
MeteorologeRezarta Xhakollari
Sicred