KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Enjte 15 Mars 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Enjte 15 Mars 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga  masa ajrore të qëndrueshme me origjinë Mesdhetare të cilat do të kushtëzojnë  në vendin tonë dhe Kosovë mot me diell dhe rritje të temperaturave.

E Enjte 15 Mars 2018 

Dita e Enjte dt 15 Mars  do të dominojë mot  me alternime  kthjellimesh dhe vranësira ku nuk do të mungojë mjegulla përgjatë Verilindjes dhe Juglindjes, ndërsa në Ultësirën perëndimore do të mbizotërojnë më tepër kthjellimet. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,2 deri në 1,5 metër në det të hapur. 

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          0/17 °C 

Zonat e ulëta           3/19°C

Zonat bregdetare    8/19 °C

E Enjte 15 Mars 2018 

Kosova per ditën e Enjte dt 15 Mars  do të mbetet me mot të qëndrueshëm me alternime vranësirash dhe kthjellime. Temperaturat  në ekstremet e tyre  do të regjistrojnë vlera 4°C në mëngjes deri në deri në 13°C në mesditë.

E Premte 16 Mars 2018 

Dita e Premte dt 16 Mars moti do të jetë  me vranësira mesatare deri të dendura të shoqëruara me rreshje shiu. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. 

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          3/14 °C 

Zonat e ulëta           8/16°C

Zonat bregdetare    10/17 °C

MeteorologeRezarta Xhakollari

Sicred