KRYEFAQJA » LAJME » Moti » E Enjte 08 Mars 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë
E Mërkurë 21 Shkurt 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

E Enjte 08 Mars 2018, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Analiza e Situatës Meteorologjike  

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga një qëndër me presion të ulët atmosferik e cila do të kushtëzojë në vendin tonë mot me rreshje shiu .

E Enjte 08 Mars 2018 

Dita e Enjte dt 08 Mars vendi ynë në orët e para të mëngjesit do të jete me rreshje shiu me intesitet të lartë në orët e para të mëngjesit ku do të ketë dhe shkarkesa elektrike, gradualisht rreshjet do të reduktohen dhe në mbrëmje do të ndërpriten duke i’a lenë vëndin  kthjellimeve. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 10-20 m/sek ne bregdet.  Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,25 deri në 2,5 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          2/13 °C 

Zonat e ulëta           8/16°C

Zonat bregdetare    10/18 °C

Kosova per ditën e Enjte dt 08 Mars do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu. Temperaturat  në ekstremet e tyre do të regjistrojnë vlera 5°C në mëngjes deri në deri në 9°C në mesditë.

E Premte 09 Mars 2018 

Dita e Premte dt 09 Mars do të mbizotëroje mot me vranësira mesatare deri të dendura , kthjellimet do të jenë të pakta. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim(NW) me shpejtësi 8-10 m/sek ne bregdet.  Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,25 deri në 1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max 

Zonat malore          2/14°C 

Zonat e ulëta           8/18°C

Zonat bregdetare    9/18 °C

MeteorologeRezarta Xhakollari

(Visited 58 times, 1 visits today)