Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga masa ajri të qëndrueshme me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit Afrikan të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë dhe Kosovë mot të qëndrueshëm dhe temperatura të larta.
E Enjte 05 Korrik 2018
Edhe dita e Enjte dt 05 Korrik vendi ynë do të mbetet me mot diell dhe vranësira të pakta në relievet malore në orët e mesditës. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat pa ndryshime të ndjeshme.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 18/31°C
Zonat e ulëta 20/33°C
Zonat bregdetare 20/34°C
E Enjte 05 Korrik 2018
Kosova per ditën e Enjte dt 05 Korrik do të jetë me kthjellime dhe zhvillime të vranësirave në mesditë ku do të pasohen nga rreshje shiu lokale. Temperaturat e mesditës parashikohen të shënojnë vlera nga 25°C deri në 28°C .
E Premte 06 Korrik 2018
Dita e Premte dt 06 Korrik moti do të jetë diell dhe vranësira të pakta në relievet malore në orët e mesditës. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të pësojnë rritje.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 18/33°C
Zonat e ulëta 20/36°C
Zonat bregdetare 19/35°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari