Analiza e Situatës Meteorologjike
Gadishulli i Ballkanit do të vazhdojë të ndikohet nga masa ajrore shumë të ftohta të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë mot të paqëndrueshëm dhe rënie të mëtejshme të temperaturave .
E Enjte 01 Mars 2018
Dita e Enjte dt 01 Mars vendi ynë do të mbetet me mot te paqëndrueshem, me vranësira dhe rreshje shiu përgjatë Ultësires Perëndimore, ndërsa në zonat malore do të ketë rreshje bore me intesitet më të ulët. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 7-15 m/sek ne bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 lartësi vale 1,0 deri në 1,25 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie në mëngjes dhe rritje në mesditë.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore -13/4 °C
Zonat e ulëta -4/10 °C
Zonat bregdetare -1/12 °C
E Premte 02 Mars 2018
Dita e Premte dt 02 Mars vendi ynë do të mbetet me mot te paqëndrueshem, me vranësira dhe rreshje shiu në të gjithë vendin. Era do të jetë me drejtim Jug (S) me shpejtësi 10-20 m/sek ne bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,25 deri në 2,25 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje të ndjeshme në të dyja vlerat.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 2/6 °C
Zonat e ulëta 10/16 °C
Zonat bregdetare 10/17 °C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari